Ish-ministri i Drejtësisë i LSI Ylli Manjani ka reaguar ashpër, pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha për krizën energjetike.
Në një status në Twitter, Basha shkruante se Rama thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”, ndrkohë që kreu i qeverisë shpalli 3 pikat për përballimin e situatës.
Manjani në reagimin e tij shkruan se nuk zgjodhëm dot asnjëherë një shërbëtor të interesit publik në krye.
“Bosi (pushteti) është unik në botë. Rritjen e çmimit të energjisë e quan mbrojtje për familjarët dhe bisneset e vogla. 3 pika…
Luli (opozita) i vendos pikat mbi vulë. Drëng! 7 pika…….
Pika të na bjerë të gjithëve që nuk zgjodhëm dot asnjëherë një shërbëtor të interesit publik në krye.”/m.j