Pasi ka konstatuar se vendi ëhstë pa lider opozite, Berisha ka bërë thirrje demokratëve që të ngrihen, dhe të tregojnë se si bëhet opozita e vërtetë.
“Ne duhet të përgatitemi për protesta të fuqishme. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama dhe pengu i tij të kenë kujdes. Mos të luajnë me shqiptarët, me cmimet.
Ne do ngrihemi në këmbë, si një opozitë e vërtetë si në vitin 1990. Ndaj ftoj demokratët që të përgatiten për përballje deri në fitoren e plotë”, deklaroi Berisha./m.j