Rita është e njohur nga të gjithë si “Nona e Bllokut”, prej videove kaq të famshme të sajat që qarkullojnë në TikTok. Kjo zonjë rrëfeu ekskluzivisht për ‘Abc e Pasdites’ kalvarin e vështirës të jetës së saj. Ajo u shpreh se njerëzit në rrugë i falin shumë dashuri, por në shtëpi situata familjare dhe ekonomike është tejet e ndërlikuar.
Me një djalë me sëmundje mendore, Rita na tregon se mundohet me çfarë të gjejë që të sigurojë bukën e gojës dhe përditshmërinë. “Ka vuajtur shumë. Kam qenë e martuar. Burri më vdiq. Kam vite që jetoj në Tiranë. Kam djalin me të meta mendore. Nënë e vetme jam. Në 12 iki që këtej që mbyllen lokalet.”
Përtej problemeve me djalin e saj, “Nona e Bllokut” na tregon se nuk merr një ndihmë ekonomike dhe kërkimi i parave në rrugë është e vetmja mundësi për të.
“Jo nuk marr. E kisha dhe ma hoqën ndihmën ekonomike. Edhe pensionin ma kanë hequr, është shumë e vështirë për mua që dal sot, në këtë situatë që jam sot.”
Ndonëse me humorin dhe elokuencën e saj ka bërë për vete çdo frekuentues të jetës së natës, Rita rikujton se e re nuk e imagjinonte se një ditë do të bëhej e famshme. Përkundrazi, ajo shpreh se ka pasur një fëmijëri plot peripeci ku i është dashur të rris motrat dhe vëllezërit më të vegjël./m.j