Detaje të reja janë mësuar nga dosja hetimore lidhur me vdekjen e çiftit në Tiranë, vetëm 6 ditë më parë. Gazetarja Anila Hoxha ka bërë me dije se çfarë shkruhet në dosje për vrasjen e Jawsackie Jaboah nga i dashuri i saj Kliton Pira, i cili më pas vrau dhe veten.
Hoxha bën me dije se fqinjët e viktimave kanë dëgjuar vetëm klithma dhe ulërima, ndërsa pretendojnë se ka në parë nga syri magjik një person të tretë që ka lëvizur në ato momente në hapësirën e përbashkët të pallatit por nuk dihen detaje të tjera.
“Janë marrë në pyetje 5 dëshmitarë okularë. Dëshmitari i parë është kunati i viktimës, Astrit Lleshi, ai tregoi se i kishte kërkuar që të shkonin për të marrë bashkëshorten e Klinton Pirës. Ai thotë se shfaqeshin në klimë mirëkuptuese. Ai tregon sesi më pas, tregon se e ka ndihmuar se e kishte ndihmuar për të zbritur valixhet.
Personi që jep shtëpinë me qera, tregoi se i ka rënë vajza, ndërsa i riu është prezantuar si “Toni” dhe i ka dhënë një numër të huaj. Fqinjët kanë treguar se kanë dëgjuar zhurma që ngjasonin si të qara fëmijës, më pas dëgjuan ulërima dhe klithma. tregojnë se janë afruar tek syri magjik dhe kanë parë një person të veshur me të bardha që u largua. Por mbetet për t’u zbuluar,”-u shpreh gazetarja.
Ngjarja e rëndë në Tiranë ndodhi mbrëmjen e 2 tetorit, kur ganezja me shtetësi franceze kishte ardhur në Shqipëri për të takuar të dashurin e saj. Por vetëm disa orë më pas, Pira e qëlloi për vdekje me thikë, ndërsa pas aktit vendosi që t’i jepte fund edhe jetës duke u hedhur nga kati i tetë./m.j