16 fshatra të qytetit të Lezhë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq. Mësohet se era e fortë ka sjellë dhe dëmtim të linjave elektrike në fshatra dhe që prej mbrëmjes së kaluar, këto zona nuk kanë energji elektrike.
Grupet e OSHEE-së kanë shkuar në terren, por ende nuk është zgjidhur asgjë. Moti i keq ka sjellë probleme në qytetin e Lezhës gjithashtu. Mësohet se një pemë është rrëzuar pranë bllokut të banimit 11.2 hektarë në lagjen “Besëlidhja”. Pema ka rënë në rrugë dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme, por qytetarët që kalojnë në atë zonë janë ndjerë të rrezikuar.
Edhe sot, njësoj si një ditë më parë, Shqipëria do të jetë e dominuar nga një mot i keq, me reshje të dendura, temperatura të ulëta e erë të fortë.
g.kosovari