Gledis Nano mori zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Por duket se për të shkuar deri në këtë post, Nano ka bërë një rrugë të gjatë me disa sprova të vështira që i ka kaluar në FBI-në amerikane.
Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço, tregoi 4 testet që ka kaluar Nano. Cikloni, kërcimi i luanit, gjuetia e shtrigave të këqija dhe sakrifica e rrugës së verdhë. Pasi i tregoi të gjitha sprovat e FBI-së, Karamuço i shpjegoi në kontekstin shqiptar duke treguar edhe se me çfarë do të përballet Nano gjatë detyrës së tij.
“Po e them për herë të parë. Ai e di, por do fillojë të qeshë sepse do i kujtohen sakrificat që ka bërë për të qenë sot drejtor. 4 teste i janë për të qenë sot drejtor. 4 teste të lidershipit të sigurisë publike. Ka bërë ciklonin, është një test, por nuk do i hyj në detaje shumë sepse janë gjysmë konfidenciale. Cikloni është një sprovë e rëndësishme psikofizike. E dyta është kërcimi i luanit. Ai e di shumë mirë se çfarë është kërcimi i luanit. E treta është gjuetia e shtrigave të këqija dhe e katërta është sakrifica e rrugës së verdhë. Po t’i sjellim në kontekstin shqiptar, aktualisht ky është në syrin e ciklonit. Do bombardohet edhe për gjynahet e atij që iku derisa të gjithë të thonë që hajde t’i lemë pak kohë. Do formatohet edhe për transparencën, edhe për të drejtat e njeriut. Do hapet, do bëhet transparent. E dyta, do të kërcejë mbi mesazhet, mbi ndikimet e botës së errët, e politikës. A do ta bëjë këtë? Prandaj është kërcimi i luanit. E thonë vetë amerikanët, e thotë vetë Quantico në Virgina, FBI-ja vetë. E dinë aktualitetin e këtyre vendeve. E treta gjuetia e shtrigave. Janë ata që thotë kryeministri “gjeni armikun brenda jush”. Ku janë shtrigat? Në 100 ditë nuk u gjet asnjë shtrigë e keqe brenda kësaj. Pasi i ke bërë këto se është tamam strukturë që e mendojnë ata sepse janë elita e botës, i thonë “tani është rruga e sakrificave, sepse është sakrificë, është luftë”. Policia është në luftë gjithë kohës”, tha Karamuço.
/a.r