Një banesë është djegur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porcelanit, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi 3 anëtarët e familjes janë evakuuar nga banesa në kohë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 automjete të forcave zjarrfikëse, të cilat kanë izoluar flakët. Nuk dihen ende shkaqet zyrtarisht, por dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.