Prej më shume së një muaji vendi eshte perfshire nga nje rritje e ndjeshme e çmimeve per te gjitha mallrat dhe produktet bazike. Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se prej muajit mars, ka pasur një rritje artificiale çmimesh. Mirëpo, muajt e fundit, shtoi Tabaku, gjendja është përkeqësuar më shumë.
“Rritja këtu është artificiale, janë rritur edhe produkte që nuk kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë me çmimet jashtë. Ndryshe nga vendet e tjera të botës, këtu nuk është marrë asnjë masë nga qeveria. Ka ndodhur një fenomen që nuk ka ndodhur në vendet e tjera të botës.”
Kësaj krize çmimesh po i shtohet tani edhe ajo e energjisë. Në një lidhje me skype në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, deputetja Tabaku ka treguar se si mund të përballohet kjo situatë dhe çfarë masash mund të marrë qeveria.
“Në një pjesë të madhe të tregjeve, nuk kemi më një konkurrencë të lirë. Në pjesën më të madhe të tregjeve jeni në një situatë monopoli. Jemi në një sërë tregjesh, ku çmimi është rritur me një marrëveshje ndërmjet palëve. Shteti mund të ndërhyjë nëpërmjet gjobave kur rritja është artificiale. Shteti mund të ndërhyjë në produktet e shportës duke ulur TVSH-në, siç ka propozuar edhe PD. Ka dy masa që mund të marrë qeveria: duke ruajtur konkurrencën në tregje, si dhe nxitje e stimulim konsumi duke ulur TVSH-në. Nuk është një krizë energjitike, por krizë menaxhimi, mungesë të diversifikimit të burimeve. Të gjitha burimet që sot prodhojnë dhe janë aktivë, janë të tetë viteve të shkuara. Në këto tetë vite nuk ka asnjë investim të vetëm. Menaxhimi i të gjithë sektorit elektroenergjitik është duke u reflektuar sot në kompani që kanë vjedhur e nuk kanë investuar. Është një krizë keqqeverisje, e një sektori që është e një prej deshtimeve më të mëdhaja të qeverisë.”
/a.r