Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka pritur në një takim të veçantë kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Kryebashkiaku Veliaj thekson se Tirana do të jetë në 2022-n kryeqendra e të gjithë të rinjve shqiptarë.
“Me mikun e hershëm, Gazmend Muhaxheri, Kryetarin e Komunës së Pejës, i cili na ka frymëzuar vazhdimit me të gjitha punët e mira që ka realizuar në qytetin që drejton së bashku me skuadrën e tij fantastike. Mezi pres që vitin tjetër ta kthejmë Tiranën në kryeqendrën e të gjithë të rinjve shqiptarë. #EuropeanYouthCapital2022”, shkruan Veliaj.
/a.r