Një 23-vjeçar italian u ekzekutua me armë në një skenë tipike mafioze në qytetin e Napolit.
Policia shkoi menjëherë në Via Luigi Crisconio, në rrugën numër 51, Itali, pasi i riu u vra nga disa persona të panjohur.
Sipas gazetës italiane Napoli Today, Carmine D’Onofrio ishte nën shoqërinë e të dashurës së tij shtatzënë në momentin ku u qëllua, pasi autorët i bënë pritë. I riu nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.
Carmine D’Onofrio ishte djali jashtë martese i Giuseppe De Luca Bossa, vëllai i Antonio De Luca Bossa, anëtar i lartë i klanit Camorra në rrethin Ponticelli të Napolit.
Antonio De Luca Bossa, i njohur si “Tonino ‘o sicco” konsiderohet nga hetuesit si një nga kriminelët më të rrezikshëm të Camorrës napolitane dhe është dënuar më burgim të përjetshëm nga shteti italian./m.j