Turi i takimeve i ish-Kryeministrit Sali Berisha ndalet këtë të mërkurë në Gjirokastër. “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”, zhvillohet në sallën e Hotel Olimpik të qytetit të Gjirokastrës.
Në këtë qytet, Berisha shoqërohet nga Bujar Nishani, Dash Aliko, Koço Barka dhe Tritan Shehu.
Ndërkohë, jo pak kanë habitur të pranishmit, që thërrisnin në nisje të takimit “O doktor të marrsha të keqen. O yll bote”.
Më herët Berisha ka zhvilluar takime me demokratët në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës dhe në Shkodër. Ish-kreu i PD me këtë nismë synon largimin e Bashës nga drejtimi i partisë. Kjo lëvizje e tij vjen pasi kreu i PD e përjashtoi nga Grupi Parlamentar pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA.
/a.r