Një 43-vjeçar nga Shqipëria u dëbua nga territori italian, pasi konsiderohet një person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike. Urdhri i largimit u përgatit nga Komisioneri i Policisë Forlì-Cesena Lucio Aprile.
Mediat italiane shkrujanë se në vitin 2016, ai u arrestua për posedim droge. Ai ishte përpjekur të arratisej, por u kap. Brenda makinës së tij, u gjetën 43 kilogramë marihuanë, të destinuar për tregun e farmacive midis zonës Forlì dhe Riviera Romagna.
Për këtë krim, shqiptari u dënua në Gjykatën e Apelit të Bolonjës me një dënim prej 5 vjet e 10 muaj burg. Pas vuajtjes së dënimit, dëbimi i vërtetuar nga Gjyqtari i Paqes mbërriti më 5 tetor. Ai nuk do të jetë në gjendje të kthehet në Itali për 5 vjet.
/a.r