Atentati në Elbasan ka një të mbijetuar. Ai është marrë në mbrojtje nga policia, pasi dëshmia e tij konsiderohet e rëndësishme për hetimin. Përplasja mes grupeve kriminale është pista kryesore, por ngjarja mbetet pa autor.
Ekzekutimi i Lulzim Bitrit dhe Ardjan Çollakut, mbrëmjen e të hënës në Elbasan mbetet ende pa autorë, ndërsa një person i tretë që i mbijetoi atentatit dhe ishte dëshmitar okular është marrë në mbrojtje nga policia.
Ai është kushëri i Lulzim Bitrit dhe u prek nga një plumb në zonën e qafës, por nuk paraqet rrezik për jetën.
Në momentin e parë mësohet se i plagosuri ka tentuar të shmangë përfshirjen në hetim, duke deklaruar se dëmtimin e kishte marrë në punë.
Këto pretendime janë rrëzuar nga mjekët që kanë konfirmuar dyshimin e policisë së ai ishte plagosur me plumb.
Në këto kushte, mësohet se atij i është garantuar siguria pasi si dëshmitar okular mund të jetë e rëndësishme për zbardhjen e motiveve dhe autorëve të vrasjes së dyfishtë.
/a.r