Muaji Shtator rriti interesin e të rinjve për t’u vaksinuar, ku sipas specialistës së ISHP, Iria Preza deri më tani janë imunizuar me një dozë rreth 30% e kësaj grupmoshe, ndërsa rreth 37% e popullatës janë imunizuar plotësisht me dy doza.
“Gjatë muajit të Shtatorit kemi pasur një rritje të vaksinimit të popullatës mbi 18 vjeç. Janë marrë me dozë të parë rreth 30% e tyre, kemi gjithsej 44% të popullatës të cilët kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërkohë që të plotësuar me të dyja dozat, me skemën e plotë kemi rreth 37%”.
Paralelisht gjatë kësaj periudhe arsimtarët dhe personeli shëndetësor kanë arritur në shifra të larta imunizimi.
“Tek arsimtarët kemi një plotësim të skemës me dy doza, kemi një rritje të numrit të dozave të dyta që mundëson vaksinimin e plotë. Gjithashtu personeli shëndetësor ka vazhduar me plotësimin e dozave dhe vaksinimin sipas skemës përkatëse”.
Specialistët u bëjnë thirrje edhe nënave të reja dhe grave shtatzëna të marrin vaksinën anti-covid.
“Një kategori tjetër shumë e rëndësishme që dueht të vaksinohen janë gratë shtatzëna dhe nënat e reja që ushqejnë fëmiëjt me gji, të cilat duhet të vaksinohen ndaj Covid.
Deri më tani janë injektuar mbi 1 milionë e 600 mijë doza vaksinash anti-covid, e ndërsa muaj Tetor është i hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç që duan të vaksinohen.
/klan/a.r