Nga Kimete Berisha
Shqiptarëve u “interesojnë” vetëm ‘krimet e pasionit’,
…ku bëhet fjalë për xhelozi, për braktisje, për dashuri obsesive, për urrejtje, për tradhti e për pabesi, për ndarje e për shkurorëzime.
Vetëm në këso raste bëhen kureshtarë dhe preken në zemër, protestojnë dhe kërkojnë drejtësi për viktimën!
Por, kur bëhet fjalë për krime të luftës, ato nuk i lënë përshtypje asnjë OJQ-je, asnjë organizate.
Një polic serb u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e 13 civilëve shqiptarë por askujt nuk i bëhet vonë për dënimin qesharak që ia dha Drejtësia kriminale e Kosovës!
Ti Avokat i Popullit (nuk po ta ditkam as emrin, gjë që tregon se ti s’punon asgjë hiç), thuaje naj fjalë!
Fol Albulena Haxhiu.
Pse nuk po të lë përshtypje fati tragjik i kësaj vajze:
‘Më 16 prill 1999, në fshatin Tërbovc të Komunës së Lipjanit, në vendin e quajtur “Lugu i Lakrave”, i pandehuri së bashku me katër persona të tjerë të uniformuar dhe të armatosur kishin ndaluar të dëmtuarën A.I së bashku me tani të ndjerën Z.G, të cilat kishin qenë duke shkuar nëpër mal për t’iu bashkangjitur bashkëfshatarëve dhe familjeve të tyre.
E dëmtuara A.I kishte nxjerrë një pako të cigareve me kërkesë të të pandehurit, dhe duke ua dhënë ai cigaret personave të tjerë, ajo kishte shfrytëzuar rastin dhe kishte filluar që të vraponte për të ikur.
I pandehuri me persona të tjerë të armatosur kishin shtënë në drejtim të saj që ta vrasin, ku e kishin goditur në pjesën e kofshës së djathtë, për çka ajo ishte rrëzuar, dhe ishte rrokullisur deri tek përroi, ku në mbrëmje e kishin gjetur fshatarët.
Pasi që ajo ua kishte treguar vendin se ku ishte ndarë me të ndjerën Z.G, fshatarët kishin shkuar aty dhe të njëjtën e kishin gjetur të vrarë.
P.S. ‘Thuaj nanës sime se kam vdekur për atdhe’!