Shqipëria nuk mund të dalë nga kriza energjetike e as me propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha, as me qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama. Kështu ka deklaruar në studion e ‘Report Tv’, ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi. Sipas saj, 7 propozimet e Bashes kanë karakter të majtë dhe kriza nuk mund të zgjidhet me subvencione pasi kështu mund të rritet borxhi i jashtëm dhe Shqipëri atë kalojë në një krizë ekonomike. Sakaq, vetë ajo poropozon si zgjidhje një politikë afatgjatë në këtë sektor.
“Unë nuk mund që Shqipëria mund të afektohet lehtë nga një krizë ekonomike, jemi një vend me 3 milionë banorë, GDP të ulët dhe papunësi e ulët. Nuk mendoj se vjen si pasojë e keqmenaxhimit, por si e abuzimit total me fondet publike dhe buxhetin e Shqipërisë. Përdorimi pa asnjë lloj kontrolli i parave, duke përfshirë situatën e zgjedhjeve. Ne duhet të jemi të gatshëm përballë krizave.
Borxhi është shumë i lartë dhe situata nuk zgjidhet me atë që thotë kryeministri, apo me atë që thotë Basha me subvencione. Propozimi i Bashës është i majtë për vetë faktin se të djathtët nuk veprojnë me subvencione. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nëse subvencionohet gjithë popullsia sepse do rritet borxhi i jashtëm dhe Shqipëria do kalojë një krizë ekonomike. Nga kjo krizë mund të dilet por nuk është subvencioni. Gjithë populli është e pamundur të subvencionohet, duhet të kalosh në një politikë afatgjatë, që jam e sigurt që Rama nuk e bën. Kreu i PD, që duhet të jetë i djathë propozon akoma linja që s’kanë asgjë të përbashkët me të djathtën”, tha Harxhi.
Kriza energjetike ka prekur të gjithë botën, ndërsa kryeministri Rama në një deklaratë të papritur për mediat një ditë më parë, tha se pasojat do të ndihen edhe në Shqipëri. Kryeministri tha se në përballimin e kësaj krize qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, konsumatorët familjarë, si edhe biznesin e vogël.
Harxhi bëri një deklaratë të fortë drejtuar kreut të Partisë Demokratike. Ajo tha se Basha e përjashtoi ‘babain’ e tij politik, Sali Berishën për tu pajisur me vizën amerikane që sipas Harxhit e ka marrë atë përsëri ditët e fundit.
“E kam thënë e para në studion e Report Tv përballë gazetarit Denis Minga që nuk mund të udhëtonte se nuk kishte marr dot një vizë diplomatike. Deklarata e Koalarit qëndron. Por unë kam informacione që ditët e fundit Basha është pajisur me vizë ditët e fundit. Pengu është gjithmonë peng dhe jam e sigurt që ai ka arritur të bëjë atë që mendonte që mund të çonte në SHBA dhe e kreu misionin”, tha Harxhi.
Lidhur me deklaraten e Yuri Kim nga selia blu, pasi erdhi nga SHBA, Harxhi tha se mbështetja e saj nuk është për Bashën por për Partinë Demokratike, pasi Amerika nuk e do një parti pa kryetar. Referuar foltores së Berishës Harxhi nuk përjashtoi mundësinë e përjashtimit të Bashës nga posti i kryetarit pasi të mblidhet Kuvendi Kombëtar.
“Kriza politike që ka PD është ajo e cila që mban të frenuar ndërgjegjësimin e popullsisë. Bashën kam muaj që nuk e quaj më kryetar, duhet të ishte larguar, nuk ishte larguar ende. Mendoj që është një krizë e thellë. Ka një rënë të madhe, kriza më e fortë se e 97’. Ne kishim një lidership atëherë, por nuk e kemi më. Po shkohet drejt një Kuvendi Kombëtar. Absolutisht që mund të mblidhet dhe një numër i madh firmash nga anëtarët mund të kalojnë në disa ndryshime rrënjësore por pse jo edhe përjashtimin e Bashës. Jam e sigurt që mund ta bëjë. Kur ta bëjë do kemi demokraci për herë të parë pas 30 vitesh.
Basha nuk ka marrë votëbesim nga PD për faktin se ai nuk është votuar as nga gjysma e anëtarëve që doli në votim atë ditë. Në vend që të merrej me masakrën elektorale u mor me zgjedhjen e tij si kryetar. Nuk mu duk si një deklaratë që mbështeste Bashën, po PD. SHBA përveçse janë aleati ynë i Shqipërisë por edhe i PD, janë në të njëjti kohë edhe vendi më pragmatist dhe nuk do ta dëshironin kurrë një kryetar pa parti. Me përkrahjen që po i jepet Berishës, por edhe ideve të tij për të ringritur PD, sepse edhe unë e mbështes për këtë arsye Grupin për PD, pasi aty flasim për demokraci të brendshme”, vijoi Harxhi./m.j