Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde, që për shkak të rotacionit mban edhe postin e kreut të OSBE-së, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë më datë 5 tetor.
Sipas agjendës, Linde do të takojë aktorë të ndryshëm politik ku do të diskutojë kryesisht për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për programin e reformave të Shqipërisë.
Ndër të tjerat, suedezja pritet të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta, si dhe nuk do të mungoi një takim me shoqërinë civile.
/b.h