Një eskortë 34-vjeçare është vendosur në telashe të mëdha me drejtesine, pasi i zhvati klientit të saj rreth 2.5 milionë paundë.
Louise Caplan, 34 vjeçe, u takua me “viktimën” e saj 68-vjeçare, pasi ai e rezervoi atë përmes një agjencie online.
I moshuari i dha asaj 1 milion paund dhurata, por Caplan e mashtroi që t’i jepte edhe 2.5 milionë paund të tjerë për të financuar sipërmarrjet e biznesit në Dubai dhe Dublin.
Caplan ka disa profile në rrjetet sociale, në të cilat ajo pretendon se është stiliste mode dhe CEO e një kompanie, shkruan The Sun./m.j