Kryeministri Edi Rama shpalli të dielën përmes një deklarate të beftë krizën energjetike, ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha, duke dalë edhe ai përmes një deklarate me 7 pika ku propozonte se si mund të zgjidhej situata.
Por kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, nuk është dakord me zgjidhjen që propozon Basha.
“Nuk e ka fajin kriza botërore jo! Asnjë lidhje nuk ka!
Po kur shteti drejtohet nga hajdutë dallkaukë si Rampalla që vendos në krye të OSHE-së një tjetër hajdut dallkauk, sigurisht këtu do përfundojmë!
Çela nuk është vënë aty për të menaxhuar as energjinë e as paratë që paguajnë shqiptarët që ta kenë energjinë. Çela është aty për të vjedhur paratë e shqiptarëve që pastaj me një pjesë të vogël të parave që ju ka vjedhur, t’ju blejë dhe votën në zgjedhje ! E me hajdutë-dallkaukë të tillë është mbushur gjithë kupola drejtuese e administratës!
Kjo situatë nuk zgjidhet as me shtatë e as me tetë pika, por duke përmbysur këtë regjim hajduto-dallkaukësh që ka marrë peng një popull të tërë!” shkruan Edi Paloka në Facebook.
g.kosovari
Rrezoni Lulin, per Ramen flasim ne 2033!