Kryetari i Grupti Paralamentar të PD, Alfred rushaj ka folur pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ku u diskutua mbi mbledhjen e grupeve parlamentare.
Rrushaj bëri me dije se vendimi për mbledhjen me prezencë fizike kishte të bënte me kthimin e ligjshmërisë.
“Vendimi që u mor sot në konferencën e kryetarëve kishte të bënte me kthimin e ligjshmërisë përsa i përket mbledhjes së komisoneve parlamentare. Pas kërkesave tona për të vendosur ligjshëmrinë lidhur me punën që opozita duhet të bëjë në komisionet parlamentare, sot u ra dakord që mbledhjet të bëhen ashtu siç e parashikon rregullorja me prezencë fizike”, theksoi Rushaj.
Më tej ai u shpreh se “u ra dakord që Komisonet Detimore që opozita ka paraqitur në Kuvend të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim”.
“Paraqitëm kërkesën tonë në përputhje me ligjin me kushtetutën. I bëmë të qartë deputetëvee të PS që e drejta e opozitës për të ngritur komisonet hetimore është e patjetërsueshme dhe ne do e respektojmë”, u shpreh Rrushaj.
/a.r