Artisti suedez Lars Vilks, i cili ka jetuar nën mbrojtjen e policisë që kur botoi skicën e tij për profetin Muhamed në vitit 2007, ka vdekur në një aksident rrugor.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ka qenë duke udhëtuar bashkë me dy policët që kujdeseshin për sigurinë e tij dhe është përplasur me një kamion.
Dhe agjencia suedeze e lajmeve TT tha se policia kishte konfirmuar se Vilks, po ashtu kanë humbur jetën dhe dy policët që e shoqëronin. Aksidenti ndodhi në zonën e njohur si Markaryd dhe makina ku udhëtonte artisti ka marrë flakë.
“Me trishtim të madh mora lajmin se dy kolegët tanë dhe personi ynë i sigurisë vdiqën këtë pasdite. Mendimet e mia shkojnë tek të afërmit, familjet, miqtë dhe bashkëpunëtorët”, tha shefi i Policisë Kombëtare Anders Thornberg.
Vilks para vitit 2007 ishte i panjohur jashtë Suedisë, por pasi vizato kokën e profetit Muhamed në trupin e një qeni, ai u bë shumë i njohur dhe mori shumë kërcënime.
/a.r