Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pukë, Qarku Shkodër. Policia njofton se një 40-vjeçare ka humbur jetën aksidentalisht.
Sipas deklaratës zyrtare mësohet se në fshatin Mesul, shtetësja D.K, 40 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga një pemë arrë në pronë të saj dhe për pasojë ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r