Goli i Emir Lenjanit është përzgjedhur si një nga 3 finalizimet më të bukura të klubit të Nantes gjatë vitit 2015.
Ermir Lenjani e ka nisur shumë mirë aventurën te Nantes duke realizuar gol në ndeshjen ndaj Reims (1:0).
Goli i mesfushorit të Kombëtares kuqezi është përzgjedhur si një nga 3 finalizimet më të bukura të klubit të Nantes gjatë vitit 2015 bashkë me golin e Valentin Rongier dhe Yaccine Bammou.
Tre këta gola janë në garë dhe për golin e gjysmës së parë të sezonit në kampionatin francez. Lenjani u transferua në muajin gusht te klubi nga “La Beaujoire” ku gjendet dhe kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana.