Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka dhënë një informacion paraprak për rastin e vdekjes së foshnjes rome, që besohej se kishte humbur jetën një ditë më parë nga i ftohti. Sipas Mjekësisë Ligjore, të dhënat paraprake të dala nga këqyrja e jashtme dhe e brendshme e foshnjes tregojnë se shkaku nuk ka qenë i ftohti.
Sipas këtij instituti, “të dhënat e tjera të evidentuara janë në proces verifikimi të plotë me ekzaminim mikroskopik”.
Sakaq, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar përshpejtimin e procedurave për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së foshnjes, e cila humbi jetën ditën e hënë. Kërkesa ka ardhur nga Ministri Ylli Manjani.