4 shqiptar dhe një shtetas italian kanë rënë së fundmi në prangat e policisë në Itali, pasi akuzohen për trafikim kokaine.
Raportohet se të arrestuarit janë Angjelin Lleshi, 30 vjeç, Amarildo Perloshi, 33 vjeç, Leonard Vishaj, 33 vjeç dhe Elton Beleshi, 39 vjeç, të gjithë të lindur në Shqipëri dhe banues në Aosta dhe Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, lindur dhe jeton në Aosta.
Ndërkohë sipas mediave italiane operacioni i policisë ishte koduar “Illyricum”, për shkak të emrit që përdorte grupi i shqiptarëve për tu identifikua. Ndërkohë një person i gjashtë pjesëtar i grupi është shpallur në kërkim.
Sipas hetimeve të policisë italiane Vishaj kishte rolin e korrierit në grup, ndërsa Beleshi shitësi me shumicë. Lleshi, Corchia dhe Perloshi merreshin me përpunimin e drogës dhe nga shitjet përfitonin rreth 15 mijë Euro në muaj.
Shqiptarët prej kohësh ishin nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë Gjykata italiane të 4 shqiptarët i ka lënë në burg, ndërsa Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, përfundoi në arrest shtëpie.
Hetimi filloi në Nëntor 2020 pas kontrolleve në një garazh në qendër të Aosta-s pas denoncimeve që ishin bërë nga banorët e zonës.