Shefi i kompanisë amerikane të prodhimit të armëve dhe avionëve për ushtrinë, “Lockheed Martin” refuzoi t’iu përgjigjej pyetjes së gazetareve nëse SHBA kishte një mjet fluturues të ri dhe sekret në formën e një pjate, pas videos që u bë virale në internet.
Një video e postuar së fundmi në Twitter tregon një objekt të paidentifikuar aerodinamik, i ngarkuar në një kamion, në parkingun e zonës së testimeve të “Lockheed Martin”, në shkretëtirën Mofave.
Ndjekësit e rrjetet sociale u përpoqën të jepnin shpjegime të mundshme për objekti, por menaxheri kryesor i projektit “Skunk Works”, Jeff Babione, nuk denjoi të jepte asnjë indicje rreth tij.
“Nuk mund të flas për këtë gjë, por iu siguroj se protokollet e sigurisë në fabrikë janë shumë të mira”, u shpreh Baboine duke buzëqeshur./m.j
From the @DefenseOne webinar today, where @MarcusReports asked Skunk Works chief Jeff Babione some questions.
Weisgerber: “Can you tells us anything about this?”
Babione: “I can’t.”
Weisgerber: “Has your security posture changed.”
Babione: “We’re good.” https://t.co/XY1MN3nYzV
— Steve Trimble (@TheDEWLine) September 28, 2021