Fitim Farruku, shef i Financës së Këshillit të Qarkut dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh, janë lënë në burg nga GJKKO pasi akuzohen se për korrupsion. Halit Shehu i ka dhënë 100. 000 lekë Farrukut që ky i fundit të ndërhynte në Drejtorinë Arsimore për ta punësuar si mësues.
TIRANË-Fitim Farruku, shef i Financës së Këshillit të Qarkut dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh, janë lënë në burg nga GJKKO pasi akuzohen se për korrupsion. Halit Shehu i ka dhënë 100. 000 lekë Farrukut që ky i fundit të ndërhynte në Drejtorinë Arsimore për ta punësuar si mësues.
Shehu akuzohet për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë Farruku dyshohet se ka konsumuar elementet e figurës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. SPAK mësyu të martën një ditë më parë në zyrën arsimore në Dibër, ku u ushtruan kontrolle në zyrat e arsimit dhe në banesat e personave të arrestuar.
Sipas avokatëve mbrojtës, atyre nuk u është dhënë materiali i dosjes për t’u njohur me detajet dhe aktet, në mënyrë që të bëhet një mbrojtje korrekte ashtu siç e përcakton Kushtetuta. Gjykata caktoi një tjetër trup gjykues për të vendosur për kërkesën e mbrojtësve.
4 ditë më parë në Dibër, pas një aksioni në zyrat e Arsimit nga SPAK, u arrestuan 2 persona për korrupsion me punësimet. Report Tv raportoi 2 ditë më pas se operacioni dyshohet se u dekonspirua. Specialisti i pyjeve Halit Shehu që donte të punësohej mësues, i dha 100 mijë lekë Fitim Farrukut. Ndërkohë që Lulzim Dani, burri i Brikena Danit, Drejtoreshës së Arsimit Dibër, nuk i mori zarfin me lekë Fitim Farrukut. Kjo lind dyshime të mëdha për dekonspirim të operacionit të SPAK. Shqiptarja.com