Qarku i Vlorës vijon që të mbetet një nga zonat më problematike sa i përket zjarreve. Një tjetër vatër zjarri me ullishte dhe pemtari është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Bestrovë, njësia qendër, ku sa raportohet paraprakisht zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca zjarrfikësve, ku siç shihet në pamjet që sjell gazetari Armand Xhelili, flakët po shuhen me shkurre.
Kjo është hera e dytë që zjarri ka përfshirë ullishten e Bestrovës, pas zjarrit të madh të disa ditëve më parë.
g.kosovari