Lufta e nisur mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ka edhe anën e saj qesharake.
Një prej tyre është i “mirënjohuri” Martin Henze, që prej vitesh në Shqipëri është shitur nga PD, si këshilltar i Angela Merkel dhe CDU, por që në fakt është thjesht një personash qesharak dhe delirant, që veç poston statuse në Tuitter, ku i lexojnë nja dhjetë vetë në Shqipëri, se në Gjermani vështirë se e njeh njeri.
Së fundmi, ky personazh i denjë për librat komikë, i është bashkuar lëvizjes së Sali Berishës.
“Përjashtimi nga ana e Lulzim Bashës, i liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i PD-së duke shkelur statutin e kësaj partie, ka sjellë reagime të ashpra nga përfaqësues të partive europiane, që e kanë mbështetur fuqimisht deri dje kreun e Partisë Demokratike.
Anëtari i CDU-së gjermane, i mirënjohuri Martin Henze, nëpërmjet një replike në Tëitër i ka kërkuar haptazi pa mëdyshje, Lulzim Bashës, të japë arsyen për këtë shkelje të rëndë që i bëri rregullave të kësaj partie por edhe për dy të tjera më të rënda: Shkelje e Statutit, marrëveshje me Ramën dhe aferë në SHBA”, shkruan portali i familjes Berisha.
Në Tuitterin e tij, Henze shkruan: “Më e rëndësishmja, kryetari të japë dorëheqjen për shkak të veprimeve të tij të paligjshme javën e kaluar, të marrëveshjes me Ramën dhe të transaksionit ilegal financiar në SHBA që u pasua nga një fotografi me Trump”.
Me siguri që Lulzim Basha tani do të reflektojë seriozisht dorëheqjen.
Nuk është pak të ta kërkojë këtë gjë vetë Martin Henze, nga Tuitteri i tij.