Policia ka vënë në pranga një 33 vjeçar me inicialet A. F., banues në Kavajë. Arrestimi i tij u bë në Plazhin e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Kosovës.
Ky shtetas sipas policisë, ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore Prishtinë (Departamenti Special), ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“.
Ai është akuzuar për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“, parashikuar nga Legjislacioni Penal i Republikës Kosovës.
Interpol Tirana, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.
g.kosovari