Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Foltorja në Shkodër ka treguar sërish qëllimet e Kuvendit Kombëtar të PD.
Në fjalën e tij, lideri historik i PD u shpreh se nga Kuvendi Kombëtar i PD do të rikthejë vlerat e partisë dhe nuk do të lejojë kryetarin që të marrë vendime duke shkelur statutin.
Po ashtu Berisha tha se në PD do të rikthehen primaret për të vendosur listën e deputetëve dhe të kryetarëve të bashkive, po ashtu dhe mekanizmin e numërimit të votave.
“Ne do rikthejmë primaret, do rikthejmë mekanizmin e numërimit të votave. Do të fitojmë besimin tek shqiptarët.
Po çfarë komisioni ke ti sot për të hetuar votën. Zotëri shiko si e ke ti në parti. Zgjedhjet e vodhi ai, por ti shiko si i ke në pari.
Ja këto do të bëjmë ne të fitojmë besimin e qytetarëve që të shkojmë të sigurt drejt fitores”, tha Berisha./m.j