Adriana Matoshi, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se ka marrë kërcënime të shumëta kohëve të fundit, për shkak të angazhimeve të saj në mbrojtjen e të drejtave të grave.
Në një postim në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se hyrja e saj në politikë ka një mission, i cili nuk do të ndalojë derisa të përmbushet.
Në këtë mënyrë ajo dërgoi edhe një mesazh për kërcënuesit, duke ua bërë të qartë se nuk e frikësonin.
“Ditëve të fundit jam bërë cak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës që po ju jap grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre. Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe parlament ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush”, shkroi Matoshi.
g.kosovari