Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu, ishte pasditen e sotme i ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News.
Sipas Vëngut, porti i jahteve në portin e Durrësit është një proces serioz që pritet të vihet në jetë, ashtu siç janë dhe marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara.
“Të dy projektet, qoftë ajo e ballinës ujore, për transformimin e hyrjes së qytetit, pra me port jahtesh është dhe projekti i dytë, projekti i ndërtimit të portit të ri shtetëror në Porto Romano. Kemi mundësinë të përballojmë më shumë kamione, mallra. Kemi pritshmëri që viti të mbyllet me 4.4 ton mallra. Duhet të rrisim kapacitetet,” tha Vëngu.
Berisha ju akuzoi për vjedhje të projektit në Irak?
“Nuk merrem me këtë sepse opozita gjithmonë kur bëhet fjalë për një projekt të caktuar thotë që është vjedhur projekti, ka akuza të tilla. Nuk është vedhur asnjë imazh e projekt. Kanë aplikuar dhe janë pranuar 5 kompani, lider të fushës portale. Këto kanë konkurruar me eksperienca të mëparshme, se kështu i kemi kërkuar. Projekti do zgjidhet 6 muaj pas nënshkrimit të kontratës me një prej 5 kompanive që konkurrojnë aktualisht”.
Ka PD interesa në Portin e Durrësit? Pikë që bashkon partitë politike?
“Nuk di gjë për të tilla gjëra, por di që portet janë pika nevralgjike ku ka shumë aktorë që duan të influencojnë, por qëllimi ynë është t’i mbajmë larg influencimet politike dhe të vazhdojmë me projektet e vendosura nga qeveria”.
/a.r