Një oficer i Policisë në Angli, i cili rrëmbeu dhe vrau 33-vjeçaen Sara Everard është dënuar me një burgim të përjetshëm. BBC shkruan se Wayne Couzens rrëmbeu 33-vjeçaren teksa po kthehej në shtëpi më 3 mars në Londër.
Ish -oficeri i policisë metropolitane përdori mjetin e identifikimit dhe prangat për të futur Everard, në makinën e tij ndërsa ajo po ecte për në shtëpi. Ai e arrestoi atë me pretekstin se kishte thyer rregullat anti-Covid. Couzens e çoi atë në Kent para se ta mbyste me rripin e tij dhe të digjte trupin e saj.
Familja e Everard pas dëmimit të Couzens tha se ishin të lehtësuar nga fakti që ai do të vdiste në burg. 48-vjeçari kështu i bashkohet një liste me rreth 60 të burgosur në Angli që vuajnë dënime të përjetshme./m.j