Ditën e sotme, Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.
Ish-deputeti demokrat, Mylsim Murrizi, ka shpërthyer në një postim në rrjetet sociale për vendimin e marrë nga PD, pasi thotë se i vjen për të vjellë kur sheh këtë teatër të pështirë të fytyrave më të shplara politike.
Ai shkruan se ishin po të njëjtët persona që e shitën marrëveshjen e 5 qershorit si historike, teksa akuzon se të 4 partitë që kanë deputetë në Kuvend kanë paguar para te qytetërat për t’u marrë votën.
Sipas tij, ata që dolën nga Kuvendi për përgjimet e Gjiknurit dhe u ulën në tavolinë në 5 qershor me Gjiknurin, tani kërkojnë ta hetojnë atë, por sërish do të ulen me Gjiknurin sit ë dhjerë për të bërë pazarin e radhës për Reformën Territoriale dhe Kodin Zgjedhor.
Postimi i plotë i Murrizit:
Kur shoh kete teater te peshtire te fytyrave me te shplara politike, me vjen te vjelle
Po a nuk ishit ju o te ndyre qe na e shitet marreveshjen e 5 qershorit 2020 si arritje historike?
A nuk ishit po ju qe nuk late gje pa thene e kend pa share pse nuk votuam dhe nuk duartrokitem pazarin tuaj te ndyre te 5 qershorit?
E çfare te semes do hetoni ju?
Komisioneret tuaj qe ne delirin e pushtetit nuk lane maskarallik pa bere ne tavolinat e numerimit duke nxjere rreth 90 mij vota te pavlefeshme???
Çfare mund te hetoj nje komision hetimore parlamentare per nje fenomen ku eshte vete pale dhe vete objekt hetimi?
Te katra partite qe sot kane deputet ne Kuvend kane paguar para tek qytetaret per tu mare voten
VEÇSE ÇMIMI KA QENE I NDRYSHEM
Ju qe gjoja dolet nga Kuvendi per pergjimet e Gjiknurit, u ulet ne tavoline me 5 qershor me Gjiknurin, tani kerkoni te hetoni Gjiknurin dhe perseri do te uleni si te dhjere me Gjiknurin per te bere pazarin e radhes per kodin zgjedhore dhe reformen teritoriale
I vetmi ndryshim mesa shoh do te jete qe nuk do jete më kumbare Juri, dhe nuk do mblidheni me ne ndonje rezidence te huaj por ne ndonjeren mga rezidencat tuaja ne Palase, Lalez ose pas TEGUT, dhe kumbare do jete Gjiknuri
Pale kur shoh qe uleret per demokracine Led Alibeja qe iku me bisht nder shale e si i pshurrur nga PD ne vitin 2013 ne fushate, me vjen per te dh……/m.j