Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka zbuluar detaje nga dosja e lobimit me para ruse ne SHBA te Lulzim Bashes, duke dhene dhe lajmin se ka gati 3 vjet qe nuk merr dot vize ne SHBA.
Kokalari nenvizon faktin se nese do te hyje Basha ne SHBA, atehere do te merret vete me kete dosje dhe do ta dergoje ne kongresin amerikan.
“Secili nga ju mund të shkojë tek fara, tek grupet lobiste që bëjnë prezantime në Amerikë. Kjo nuk ka asgjë të keqe, por ka shumë rregulla të rrepta në mënyrë se si bëhen këto gjëra në Amerikë. Këtu Lulzim Basha u ngatërrua me veten.
Brenda tre-katër muajsh PD-ja ka paguar 750 mijë dollar për të lobuar në Amerikë. Të them të drejtë është shumë, sepse një familje e thjeshtë punon shumë gjatë për këto para apo për të blerë një shtëpi.
Problemi tjetër është se Lulzim Basha vendosi të bënte një kompani me origjinë ruse dhe sikur këto para do të investoheshin, kjo është ilegale në Amerikë.
Fillimisht nuk doli, por më pas u detyruan që të dilnin në skenë paratë e marrë nga kompania ruse. Lulzim Bashës iu hoq e drejta e vizës për dy-tre vjet.
Më pas kjo dosje u mbyll me kushtin që të hiqej Berisha nga grupi parlamentar i PD-së. unë do shkoj në Amerikë dhe do të kontrolloj nëse Basha mund të futet në SHBA dhe të marrë vizë, kështu ne do e bëjmë problem dhe do e çojmë në Kongres. Lulzim Basha i hapi gropën vetes”, deklaroi Kokalari serish./m.j