Një 74-vjeçar me iniciale N.K. në Pogradec është hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte i vetëm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Policia njofton se materialet tashmë i kanë kaluar Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.
“Më datë 28.09.2021, në lagjen nr. 4, Pogradec, është vetëhedhur nga kati i tretë, i banesës ku banonte i vetëm, shtetasi N. K., 74 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
/b.h