Presidenti Ilir Meta i ka akorduar ditën e sotme Dëshmorit të Atdheut Saimir Hoxhës “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, një ditë pasi ai u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama, teksa ndodhej në krye të detyrës.
“Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”, thuhet në dekretin e presidentit Meta.
Në pallatin e Kongreseve pak pas orës 12:00 të mesditës së sotme kanë nisur homazhet në nder të nënkomisarit.
Në ceremoni ka marrë jetë edhe babai i tij 85-vjeçar i cili i prekur ka deklaruar: “Nuk kam më motiv për të jetuar, s’ka më fjalë të më ngushëllojë”.
Hoxha do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Këtë e konfirmoi të martën ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi kur tha se po kryhen procedurat përkatëse duke i siguruar atij dhe familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm.
44-vjeçari Saimir Hoxha ishte baba i dy fëmijëve. Ai banonte në Tiranë, por shkonte çdo ditë në Lezhë aty ku ishte i caktuar me detyrë. Origjina e Hoxhës ishte nga Puka. Saimir Hoxha ishte polic karriere pasi gjatë viteve të tij në Policinë e Shtetit ka pasur rritje në detyre.
g.kosovari