Ajo është paraqitur në spital e shoqëruar nga familjarë rreth orës 19:00, pasi nuk ishte ndjerë mirë, por gjendja e saj ishte përkeqësuar minuta pas mbërritjes në spital, duke ndërruar jetë.
46-vjeçarja A.B. është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.
Ka qenë prokuroria, ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti, për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së 46-vjeçares, e cila sipas familjarëve, nuk vuante nga ndonjë sëmundje. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit. BW