Vrasja e oficerit të policisë Saimir Hoxha dhe vetplagosja e 21 vjeçari Aldi Rama, ngre dyshime mbi rrethanat e ngjarjas.
Në momentin e ekzekutimit thuhet se Saimir Hoxha ishte bashkë me 3 efektivë të tjerë, por mbetet e pashpjegueshme sesi autori i krimit arriti të arritiset.
Mësohet se SHÇBA ka nisur hetimin për veprimet e policëve, para dhe pas vrasjes së efektivit Saimir Hoxha.
Disa pyetje që kërkojnë përgjigje janë: Cili ishte reagimi i efektivëve të tjerë të policisë pas ekzekutimit të kolegut të tyre? Pse nuk arritën që ta arrestonin në flagrance 21 vjeçarin?
Pas krimit makabër, 21 vjeçari mësohet se ka qëlluar ndaj vetes.
/a.r