Edhe këtë vit është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve Bleta e Artë, e zhvilluar nga Ministria e Ekonomisë, ku biznese të ndryshme marrin cmime si më të mirët e vitit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se sipërmarrja në vend është njëra nga monumentet më të rëndësishme të vendit dhe se pa biznesin, Shqipëria nuk do të jetonte dot as edhe një ditë. Shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se mbi sipërmarrjen rëndon miti si grabitqar, si një armik i të mirës publike, si e keqe që shteti nuk duhet të përzihet. Ai ishte kritik ndaj udhëheqësve të dy dekadave të fundit që sipas tij, nuk investuan qoftë për të futur edhe kulturën e sipërmarrjes në shkolla.
“Historia e re dhe e shkurtër e sipërmarjes është histori me plotë dritë. Sot nuk janë më vitet kaotike, as fillim vitet e këtiij shekulli. Dekada e dytë ku kemi hyrë përkon me konslolizdimin e gjithçkaje. Shumëçka nuk i ka rezistuar dot kohës e rregullave… Pa sipërmarrësit nuk jeton ky vend as një ditë, sipërmarrësit shqiptarë veprojnë nën presionin e këtij miti që e sheh sipërmarrjen si një aktivitet nga zori dhe i ndëshkuar nga morali qorr. Mbi 70% e te rinjve dua të punojnë në shtet dhe punën në sipërmarrje e shohin si dorë të dytë ose së ndëshkim fati në rastin e tretë. A është dramatike që në këtë shtet nuk u investua asgjë, as për të futur kulturën e sipërmarrjes në shkollë? A nuk është dramatike që për 20 e ca vite asnjëherë nuk u provua shembujt e sipërmarrjes së suksesshme?”- deklaroi Rama.
Rama ka theksuar se tashmë qeveria nuk detyron sipërmarrjen që të bëjë punë publike në kurriz të saj.
“720 milion dollarë borxhe deri në 2012, i ishin biznesit. Shteti mori me forcë borxhe nga ju. Nuk jam krenarë për atë çka qeveria ka bërë për marrëdhënjen me sipërmarjen, por jam krenar që qeveria është e para që nuk i lejon vetes të drejtën e ushtrimit të forcës ndaj sipërmarjes për tu mbajtur gjallë përmes punës e shërbimeve të papaguara. Shlyerja e borxhit nuk ishte shlyerje detyrimi të prapambetur, por themeli i një filozofie të re qeverisëse në marëdhënjen me sipërmarjen provate. Shteti nuk është më i fortë se sipërmarja dhe ai ska të drejtë më shumë sesa cdo sipërmarrës” ka thënë Kryeministri Rama.
Cmimin “Blerta e Artë 2015” e ka fituar drejtoresha e përgjithshme e QSUT-së, Ogerta Manastirliu si administratorja e vitit.