Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u shpreh se është ndjerë ligshtë kur opozita grisi fletët e votimit kur ajo u votua si kryetare.
Pjesë nga intervista në Ora News:
Luan Rama: Si u ndjetë kur u patë se zonja deputetë zgjodhën të grisnin fletët e votimit?
Nikolla: Jam ndjerë shumë ligshtë kur pashë kolege deputete që grisnin fletët e votimit, që janë votuar nga populli për t’i përfaqësuar dhe që duhet ta tejkalojnë këto skena në raport me votën. Së dyti kjo ishte një skenë jo etike duke e grisur dhe duke e hedhur, edhe pse po votohej një zonjë.
E deshi edhe fati që e para që e bëri këtë veprim ishte një zonjë, por besoj se edhe koleget e mia kanë qenë të trysnuara dhe në presion për të kaluar në një akt të tillë. Unë uroj që akte të tilla të jenë të pakta sepse duhet etikë dhe komunikim. Vota kundër mund të shprehej qartë në kuti.