Kryeministri Rama: Dialogu Kosovë-Serbi është shah jo boks!

“Që Serbia duhet të kërkojë falje nuk ka diskutim”. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama teksa komentonte tensionet mes Kosovës dhe Serbisë sa i takon çështjes së reciprocitetit për targat.

Përballë gazetarëve dhe analistëve në studion e ‘Open’, kreu i qeverisë theksoi se nisma ‘Ballkani i Hapur’ ndalon riprodhimin e historisë.

“Që Serbia duhet të kërkojë falje nuk ka diskutim. Çështja është kur dhe si e kërkon faljen…Do e kërkojë duke qëndruar neve në mënyrë pasive dhe pritur faljen, apo do e kërkojë në një proces? Nuk ka ku shkon pa kërkuar falje, por falja vjen si përfundim i marrëveshjes, jo si prezumim i marrëveshjes se kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e marrëveshjeve. Ballkani i hapur e ndalon njëherë e përgjithmonë riprodhimin e historisë për arsye të politikave të brendshme të një vendi.

Me Ballkanin e hapur ngelen pas të gjitha këto dhe nuk merret njeri me targa. Ne kërkojmë një hapje të mundësive për bizneset që të bëjnë biznes. Duhet të rrisim hapësirat e mirëqenies së njerëzve. Ballkani i hapur është procesi i Berlinit i marrë përsipër nga ne vetë. Mendoj se dialogu me Serbinë është shah dhe nuk është boks. Kosova mbetet peng i atij boksi. Kjo është shah. Kosova e ka fituar luftën, shqiptarët e fituan. Serbët e humbën, del një gjeneral aty kloun që t’i japë zemër bijve të të mundurve.”, pohoi kryeministri. TCH

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com