Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Albin Kurti në Kosovë, ka folur edhe për pozicionin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB, ku tha se çështja e Kosovës do të jetë përparësi e vendit tonë.
‘Kemi shtruar për diskutim tema të rëndësishme, me qëllim bashkëpunimin dhe rritjen e konvergjencës mes dy shtetesh. Jemi të motivuar bashkarisht, dhe ishte shumë e qartë. Këto marrëdhënie të shkojnë në një nivel tjetër. Të gjitha marrëveshjet të zbatohen dhe të tjera çështje të shtrohen për zgjidhje dhe të zgjidhen. Kemi dakordësuar për vendosjen e një personi kyç si koordinator i përpjekjes së përbashkët, pasi ka dhe dy pasaporta. Gëzon edhe besimin e plot të dy ne. Do jetë një ndihmë për të mos lejuar që burokracia të bëjë atë që bën gjithmonë. Duam të konfirmojmë vullnetin e plotë që marrëdhëniet mes dy qeverive tona të lidhin edhe më fort dy shtetet shqiptare. Në javën e fundit të nëntorit do të mbahet mbledhje në Durrës. Çështja e Kosovës është përparësi e Shqipërisë në OKB, pas marrjes së pozicionit si anëtare jo e përkohshme e Këshillit të Sigurisë.’- tha Rama.
/a.r