Situata pandemike në Greqi ka shënuar shifra alarmante sipas autoriteteve të cilat njoftojnë se mbi 330 pacientë janë të intubuar në pavionet e kujdesit intensiv.
Megjithatë shtrimet në spital për Covid-19 ranë me 26.85% në krahasim me mesataren shtatë ditore të pranimeve.
Gjithashtu në orët e fundit janë regjistruar mbi 1,850 infektime të reja në shtetin helen dhe 16 viktima nga koronavirusi duke e çuar numrin e viktimave në mbi 14,650 persona.
Një lajm që ka tërhequr vemendjen e opinionit publik grek është ai i Vasilis Leventis, një politikan dhe ish-deputet i cili është në gjendje kritike në një spital të Athinës.
Leventis 69-vjeçar nuk ishte i vaksinuar dhe ishte në grupin e skeptikëve për vaksinën anti-Covid.
Pas shtrimit prej disa ditësh në spital Vasilis Leventis për shkak të përkeqësimit të shëndetit është vënë në intubim raportojnë mediat greke.
/a.r