Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Theth.
Personi rreth 40 vjeç është qëlluar me automatik në këmbë.
Informacion paraprak.
Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
/a.r