Grupi Parlamentar i PD i cili është mbledhur pak më parë ka vendosur të mos e njohë vendimin e Konferencës se Kryetareve për mbledhje online të komisioneve.
Grupi i PD e ka konsideruar si një vendim qe bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opozitën dhe te mohoje transparencën per qytetaret.
Gjatë mbledhjes ata kanë vendosur se do te jene prezent fizikisht ne mbledhjet e komisioneve.
Sipas burimeve nga selia blu, një tjetër temë që pritet të diskutohet në mbledhje dhe të ketë prioritet është edhe Reforma Territoriale.
/m.j