Edhe pse Louis van Gaal nuk është shkarkuar nga pozita e menaxherit të Manchester Unitedit, e as nuk është konfirmuar ndonjë emërim i mundshëm i Jose Mourinhos, jashtë ‘Old Trafford’ ka filluar shitja e shallave të klubit me fytyrën dhe emrin e portugezit.
Një shitës jashtë stadiumit ‘Old Trafford’ veçse e ka planifikuar shkarkimin e Van Gaal dhe emërimin e Mourinhos në krye të United.
Ai ka filluar të shesë shalle të Man.Utd me emrin e trajnerit portugez në to, përcjell Lajmi.net nga Goal.