Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Roland Bejko u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha mezi e priste një moment të tillë, pasi donte një shkak që t’i kundërvihej Bashës në mënyrë që t’i marrë partinë.
“Berisha mezi e priste një moment të tillë, sepse i duhej një sebep që t’i kundërvihej Bashës dhe t’i marrë partinë. Berisha ja dha partinë duke shkelur dhe rregullat, duke prishur dhe garën me Sokol Olldashit, por Berisha ka menduar se do të ishin bashkëkryetarë. Pra ka menduar se do të ishte njëri me pushtet në PD si kryetar. Berisha vazhdon të jetë anëtar i Këshillit Kombëtar, i përjetshëm, për shkak të statusit që ka pasur si kryeministër dhe President i vendit. Berisha ka të gjithë potencën e vet për ta thënë fjalën e tij në Kuvend, sepse nuk është përjashtuar nga Kuvendi, dhe mund ta bënte opozitarizmin aty deri në momentin që të sqarohej pozicioni i tij për çështjen “Non Grata”, tha Bejko për Ora News.
/b.h