Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim pas takimit me Lulzim Bashën në selinë blu në një prononcim për mediat u shpreh se Partia Demokratike duhet të jetë e fortë për të ecur përpara në sfidat që e presin.
Por, referuar debateve brenda PD-së, “ndarjes” së bazës mes Berishës dhe Bashës, diplomatja amerikane tha se nuk mund të ecet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën prandaj bëri thirrje për bashkim për të parë drejt së ardhmen.
“E gjithë kjo kërkon që të ketë një PD të fortë dhe e bashkuar dhe të bëjë përpara, por nuk mund të bëhet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën.
Dhe kështu si gjithmonë ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë, popullin dhe PD drejt së ardhmes, kështu që le të ecim përpara” deklaroi ajo.
Kjo ishte vizita e parë e Yuri Kim në selinë e PD-së, pasi Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar pas ultimatumit të SHBA-së, që e shpallën ish-kryeministrin “non grata”.
/m.j